Hapet thirrja e konkursit për tregim më të mirë të shkurtër -biber

Hapet thirrja e konkursit për tregim më të mirë të shkurtër -biber

18.01.2017 12:51:23

Është hapur sot konkursi i dytë për tregimin më të mirë të shkurtër – BIBER.

Tema e konkursit është pajtimi në kontekst të trashëgimisë nga lufta dhe dhuna në vendet e ish Jugosllavisë, sidomos në periudhën prej vitit 1991 e deri në vitin 2001. Ftojmë të gjithë autorët dhe autoret të cilët shkruajnë në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate dhe serbe që të dërgojnë tregimet e tyre. Ftesa u referohet autoreve dhe autorëve të afirmuar, si dhe atyre që nuk kanë publikuar kurrë deri më tani.

Konkursi është i hapur deri më datë 14. 06. 2017.

Autorët/et e tre tregimeve më të mira do të shpërblehen me shpërblim në të holla prej:

Shpërblimi i parë – 800 euro
Shpërblimi i dytë – 600 euro
Shpërblimi i tretë – 400 euro
Më së paku njëzet vepra të zgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumë gjuhëshe.

Jurinë e përbëjnë Tatjana Gromaça, Faruk Mehiq dhe Kim Mehmeti. Konkursin e organizon ekipi i Biber në bashkëpunim me Qendrën për Aksion të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Vendimi i juri–komisionit do të publikohet deri më 30. 10. 2017. (Procesi i marrjes së vendimit zgjat relativisht shumë përshkak të nevojës së të përkthyerit të numrit të madh të tregimeve.)

Pajtimi nuk është term popullor, sepse më së shpeshti njësohet me konceptin e faljes ose me idenë se duhet të harrojmë gjithçka dhe të drejtohemi kah e ardhmja. Besojmë thellë që është e pamundur të harrohet tmerri i humbjes, vuajtjes dhe padrejtësisë të cilën njerëzit e kanë përjetuar.

Megjithatë, nëse pajtimin e kuptojmë si heqje dorë nga urrejtja, si kërkim i një mënyre për të arritur deri tek drejtësia, por në mënyrë që gjatë atij kërkimi mos t’i bëhet padrejtësi dikujt tjetri, si shans për të ndërtuar një ardhmëri më të qartë, më të sigurt, më të lirë për të gjithë, atëherë konsiderojmë se kjo është një gjë mëse e nevojshme për ne. Andaj duam t’i thërrasim autorët dhe autoret që të mendojnë për pajtimin në një mënyrë të re dhe kreative dhe të na frymëzojnë me tregime të cilat shkojnë përtej paragjykimeve ekzistuese dhe armiqësive të rrënjosura, tregime të cilat i shtyjnë kufijtë. Dhe me këtë, mbase do t’ua japin shtysën e duhur shoqërive tona.