Hapin sërish lokalet e lojërave të fatit, arrestohen tre persona

24.01.2017 17:06:59

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, kanë arrestuar te presona për shkak se të njëjtit kanë hapur sërish lokalet e lojërave të fatit.

ATK shpjegon se ditë më parë pas aksionit të ndërmarrë pati mbyllur 20 njësi të lojërave të fatit.

ATK thotë se në bazë të ligjit për Lojërat e Fatit kanë bërë vepër penale. Gjithashtu, janë leshuar 4000 euro gjoba.

Administrate Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.