Haradinaj: Ata që po e kundërshtojnë platformën e bisedimeve, hallin e kanë te emrat

11.06.2018 11:33:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se ata që po e kundërshtojnë platformën e re të bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë, hallin e kanë te emrat e përvetshëm.

Ai këto komente i ka bërë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

“Po thonë platforma e mirë e keqe, e hallin e kanë kush është në delegacion. Nuk duhet agjenda e Kosovës me u reduktu se kush është aty”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, këtu flitet për momente strategjike për vendin, dhe sipas tij, është me rëndësi për vendin që të jemi bashkë.

“Duhet të kemi një ekip ku janë presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe pjesëtarët e grupeve parlamentare”, ka shtuar Haradinaj.