Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar bëjnë homazhe për Fadil Vokrrin

10.06.2018 12:25:13
Kryeministri Haradinaj së bashku me ministrant dhe stafin e kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe për kreytarin e FFK-së, Fadil Vokrrin.

I plotësuar (12:15) – Bashkë me Haradinajn ishte edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, shefi i kabinetit, Avni Arifi dhe zyrtarë tjerë, shkruan lajmi.net.

Homazhet kanë nisur nga ora 12:00, kurse në orën 15:00 do të mbahte një mbledhje komemorative.

Nisin homazhet për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri

Qindra qytetarë po marrin pjesë në homazhet për legjendën kosovare të futbollit, Fadil Vokrri.

Homazhet po bëhen në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të ketë edhe mbledhje komemorative, shkruan lajmi.net.

Vokrri do të varroset nga ora 17:00 në Prishtinë.

Ai vdiq dje si pasojë e një sulmi në zemër.