Haradinaj deklarohet pas seancës: E drejta fiton

06.04.2017 15:53:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ish-Komandanti I UÇK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e drejta do të fitoj.

“Është vendosur që vendimi të merret me 27 prill. Deri atëherë po presim edhe pak. Faleminderit të gjithëve. Jemi në të drejtën dhe e drejta ka me fitu. Është prit që vendimi nuk do të merret sot. E drejta fiton”, ka thënë Haradinaj pas përfundimit të seancës.

Ai më tej ka thënë se në vitin 2009 ka dal e verteta, pasi ai është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.