Haradinaj deputetit të ‘Vetëvendosjes’: Po merr pagë badihava

01.03.2018 14:09:01

Haradinaj, i është përgjigjur deputetit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Sali Zyba, i cili tha se nuk është e vërtetë që një numër i vogël i kabinetit ka rritje page, por siç tha ai paga u është rritë edhe zëvendësministrave.

Mirëpo Haradinaj i është përgjigjur duke thënë se deputeti Zyba merr pagën kot.

“Sali Zyba ma shumë je duke e harxhuar ti popullin me rrogën që e merr sesa që punon. Nuk është e vërtete që zëvendësministrave u është rritur rroga s’di ku e ke marrë.  Shikoje rrogën tënde 2000 euro. Nëse ke tepër dërgoju edhe skemave sociale pak nuk është asgjë”, ka thënë ai.

Ai tha se Zyba ka pagën gati sa të kryeministrit, por sipas tij puna që bëjnë këta të dy nuk krahasohet.

“Jemi duke folur për pagat që i marrim. Unë e marrë sot 1.400 e me rritje 2.500 e ti e merr 2.000, por po them burrë shumë badihava je ka e merr ti”, ka thënë ai.