Haradinaj dhe Kurti ‘përplasen’ në Kuvend

26.04.2018 17:44:07

Fjalimi i deputetit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, bëri që të reagoj kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se Kurti nuk po e pranon të vërtetën për punën që Qeveria e Kosovës ka bërë në lidhje me energjinë.

Albin Kurti nga Vetëvendosje tha se nuk është kundër shpronësimeve, ashtu siç tha kryeministri Haradinaj, por që sipas tij nuk duhet të barazohen këto të fundit.

“Natyrisht që duhet të bëhen ato shpronësime por unë bëra thirrje që të mos barazohen ato , sepse ka midis tyre njerëz të ndershëm por ka edhe zaptues të cilëve nuk do duhej të u ipej kompenzimi material por të fillohen procese të drejtësisë ndaj tyre”, tha Kurti.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Haradinaj i cili tha se pavarsisht që Kurti është i mirë në punën e tij, fjalimi i tij nuk qëndron.

“Albin shumë i mirë je në punën tënde dhe ta pranoj në shumë drejtime, por ka diqka që nuk po qendron, dole me fol për ndryshim fole për ulse, mirë ke të drejtë por nëse po flasim për energjinë ka ndryshu Qeveria Albin Kurti, kanë ndryshuar por ti nuk po don me e pa sepse ke probleme me e pa, nuk është problemi veq i ulësve por është problemi që një punë që ka mbrri me u kry në këtë vend ti nuk po e sheh”, tha Haradinaj.

Ndërsa Kurti mori fjalën përsëri, duke thënë se atë me të cilën po mburret kryeministri Haradinaj, që e ka ndalun krizën energjetike, të njejtën gjë do ta kishtë bërë secili kryeministër tjetër.

‘Së pari kryeministri po thotë që ka pasur të ndodhë bankroti dhe unë e kam parandaluar, unë besoj që kur vijmë në një situatë të tillë secili kryeministrër do ta bënte këtë sepse nuk kemi ku të shkojmë më shumë, kishim mbërri në fund. Cilido që kish qëllu e kish bërë më në fund por kjo është tepër vonë dhe pak, kjo tregon sa të ulëta i keni ambicjet për vendin. Edhe dy dekata mas qlirimit të Kosovës na me ju gëzu si sukses mbijetesës a?” ka pyetur Kurti.

Në fund të fjalës së tij Kurti propozoi që të ketë ambicie më të mëdha për vendin, dhe ambiciet më të vogla individuale.

Kryeministri Haradinaj ia ktheu me këtë rast duke thënë se ambicie kemi të gjithë nga pak por që e shpërfaqim në mënyra të ndryshime.

“Me këto ambiciet, besoj që të gjithë i kemi ngapak, të gjithë i maskojmë me diqka, dikush me një barazi sociale dhe iu jep të gjithëve nga pak, dikush i takon një subjekti politik, dhe i respektoj ata që e zbatojnë teorinë e barazisë sociale sepse mendoj që është në rregull.
Mirëpo me thënë që është ambicie e vogël me e ndal bankrotin energjetik, do të thotë sa pa ndjenjë je ndaj asaj teme, nuk është e vogël zotri. Nuk ka pasur të keqe më të madhe që ka mundur me të ndodh në atë kohë, dhe ende duhet të punohet në atë temë”, theksoi Haradinaj, duke iu drejtuar Kurtit.