Haradinaj diskuton me Jackson për vështirësitë që ka Kosova

21.09.2016 12:12:05

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar komandantin e parë të KFOR-it në Kosovës, Mike Jackson i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se me Jackson kanë biseduar për vështirësitë që ka Kosova dhe tejkalimin e tyre.

Ai me anë të një postimi në facebook ka shkruar se nga Jackson ka kërkuar që mbështetja nga Londra dhe aleteve të vazhdojë për të konsoliduar demokracinë në Kosovë, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Pata kënaqësinë ta takoj Gjeneralin Mike Jackson, Komandantin e parë të KFOR-it dhe mikun tim të hershëm. I shpreha mirënjohjen për shërbimin e tij në Kosovë, angazhimin e të pandalshëm në çështjen e Kosovës dhe promovimin e shtetit tonë të ri.

Bisedova me Gjeneralin Jackson për vështirësitë e shumta që ka Kosova dhe i shpreha përkushtimin tim që të kalojmë edhe këtë fazë të rëndë, ashtu sikurse kemi kaluar situata edhe më të rënda më parë.

Po ashtu, kërkova mbështetjen e vazhdueshme të Londrës dhe miqve perëndimorë për të konsoliduar shtetin dhe demokracinë në Kosovë, duke qenë i bindur se përmbyllja e çështjeve të hapura në Kosovë dhe në Ballkan do të kontribuonte në sigurinë rajonale, zhvillim, demokratizim dhe integrime euro-atlantike.