Haradinaj emëron edhe një zëvendësministër

21.02.2018 15:42:18

Kryeministri, Ramush Haradinaj, sot ka emëruar zv/ministër Rexhep Hotin në Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton lajmi.net. Hoti është edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndryshe, numrin i zëvendësministrave, ndonëse jo sipas të dhënave zyrtare, tashmë ka arritur në 74. Qeveria Haradinaj po kritikohet për numrin e madh të ministrave, gjë që edhe po i kushton buxhetit të Kosovës, pasi një zv/ministër ka një shofer  një veturë dhe një asistent-e.

Dje, Haradinaj e ka emëruar Artan Berishën zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kujtojmë, se sot duke mos u bërë të ditura shkaqet është shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mustafë Myrtaj.