Haradinaj flet për refuzimin e vizës: Besimi im në ShBA-në nuk ka ndryshuar

18.01.2019 21:07:06

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mosdhënien e vizës nga Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk e ka lëkundur besimin e tij ndaj shteti mik të Kosovës.

Gjatë një takimi që ka pasur në orët e pasdites me studentët të Vjenës dhe Venecias, në kuadër të programit të studimeve “Europian Master Human Rights and Democratision”, Haradinaj është pyetur edhe për mosdhënien e vizës nga ana e SHBA-së.

Ai ka thënë se kjo nuk i prek marrëdhëniet me shtetin që i ka ndihmuar Kosovës.

“Besimi im në ShBA-në nuk ndryshon me vizë apo pa të, na kanë ndihmuar në vitin ‘99, por ky është vendim i një shteti, nuk do të ndryshojë asgjë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i qeverisë edhe njëherë ka folur për taksën dhe rëndësinë që tregu i Kosovës ka në Serbinë.