Haradinaj: Hoti duhet të kërkojë njohjen finale në takimin e 2 shtatorit

20.08.2020 22:38:12

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se, më 2 shtator duhet të synohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Hoti duhet të thotë në takimin e 2 shtatorit se ka shkuar për njohjen finale.

“Ka një seri temash ekonomike që Kosova dhe Serbia i kanë të definuara, ato mund të përfshihen në një pako, shpresoj që të ketë kurajë politike për një marrëveshje finale për marrëveshjen reciproke dhe të kërkojmë njohjen”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se, njohja nuk nënkupton se duhet të ketë kompensim ndaj njëri-tjetrit.

“Njohja reciproke është akt politik i dy shteteve, pastaj të gjitha temat e tjera mund të bisedohen pastaj, por fillimisht duhet që të ketë njohje, sepse pa njohje nuk mund të zgjidhen ato tema”, tha Haradinaj në Kanal10.