Haradinaj i ashpër me Bedri Hamzën: 4 mijë euro i ke marrë në BQK, mos shit mend

16.07.2018 23:09:56

Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Ai ka thënë se Hamza sa ka qenë drejtor i BQK-së ka marrë pagë 4 mijë euro.

“Asnjë ministër sun më kallxon mu çka me bo. As Bedri Hamza as kërkush. 4 mijë euro e ka pas pagën në BQK, mos të shet mend”, tha Haradinaj në Tribuna Channel.

Madje Haradinaj tha se as kryeparlamentari e presidenti i vendit, nuk mund t’i tregojnë çka të vendos nëpërmjet ministrave.

“As Kadria e as Hashim sun më kallxojnë çka me bo nëpërmjet ministrave”, deklaroi Ramush Haradinaj.

Ndryshe Bedri Hamza ka refuzuar marrjen e pagës me rritje. Më parë Haradinaj kishte thënë se Hamza me këtë vendim nuk është treguar burr i mirë.