Haradinaj i dhuron Hartën e Artë të Kosovës ambasadorit Delawie

29.08.2018 12:58:36

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ka dhuruar Hartën e Artë të Kosovës ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka treguar  se kjo dhuratë i është dhënë ambasadorit Delawie si simbol i vlerësimit të punës së këtij të fundit në mbështetjen e agjendës shtetërore.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit të rregullt me ambasadorin e ShBA-ve, Greg Delawie, në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, pata nderin t’ia dhuroj, sot, Hartën e Artë të Kosovës, si simbol të vlerësimit tonë për punën e tij të madhe në mbështetje të agjendës sonë shtetërore dhe inkurajimin për të bërë më të mirën për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Kosova po kalon nëpër procese të rëndësishme politike dhe ndihma e miqve amerikanë ishte dhe mbetet jetike për vendin tonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj.