Ramush Haradinaj i drejtohet nënës së vëllezërve Bytyqi: Djemtë tu erdhën në...

Ramush Haradinaj i drejtohet nënës së vëllezërve Bytyqi: Djemtë tu erdhën në luftën çlirimtare, në momentet më vendimtare të saj

08.07.2020 09:45:40

Në 21-vjetorin e rënies, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka kujtuar tre dëshmorët e “Batalionit Atlantiku” Agron, Yll e Mehmet Bytyqi, duke iu drejtuar nënës së tyre Bahrijes.

Haradinaj ka thënë se dhembjen e madhe për rënien e tre vëllezërve Bytyqi e ndan së bashku me familjen e tyre.

“E dashur nënë Bahrije, Familje Bytyqi dhe bashkëluftëtarë të ‘Batalionit Atlantiku’. Sot kur kujtojmë 21-vjetorin e rënies së Agronit, Yllit e Mehmetit, të jeni të sigurt se dhembjen e madhe po e ndajmë së bashku. Djemtë tu, erdhën në Luftën Çlirimtare, në momentet më vendimtare të saj. Ata i dhanë dimension të ri luftës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kreu i AAK-së, ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuar drejtësi për  tre dëshmorët e “Batalionit Atlantiku”.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për bijtë tuaj. Shpirti i tyre human, edukimi atdhedashës që e morën nga ju, heroizmi i tyre, do të përkujtohen përgjithmonë. Lavdi e përjetshme”, thotë Haradinaj.