Haradinaj i prekur nga vdekja e Ymredin Krasniqit

08.01.2018 14:05:29
Lideri i AAK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj është prekur thellësisht nga vdekja e nënkryetarit të AAK-së në Dragash, Ymredin Krasniqi.
Haradinaj, përmes një statusi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të tij të AAK-së.

Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:

“Jam i prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të kolegut dhe mikut tonë, Ymredin Krasniqi, nënkryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash.

U shpreh ngushëllime te sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve të AAK-së dhe ndaj pikëllimin me ta.

Ymredinin do ta kujtojmë, përherë, si njeri të urtë dhe punëtor e aktivist të palodhshëm.

Pusho i qetë miku ynë!  “