Haradinaj: Jemi të gatshëm t’i riatdhesojmë luftëtarët e Sirisë, Kosova është atdhe i të gjithëve

29.11.2017 15:41:46

Zyra e Kryeministrit (ZKM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansuan raportin “Të kuptuarit e faktorëve shtytës dhe tërhjekës: Intervistat me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre”

Me rastin e lansimit të këtij raporti, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ideja e islamit radikal në Kosovë, është një shpifje e krijuar nga një agjendë e rrezikshme që ka qarkulluar në Kosovë.

“Ideja se islami është i rrezikshëm në Kosovë ëshë ide false-shpikje. Kosova është atdhe i të gjithëve dhe jemi të gatshëm t’i riatdhesojmë të gjithë që duan të kthehen. Kosova e merr përgjegjësinë që ta sigurojë jetën e të gjithëve.Në Kosovë tash të gjithë ne e kemi të qartë se nuk është lufta që më zhvillu islamin në Kosvë, me rrit e me kultivu pasi islami ka qenë tradicional në Kosovë dhe ka bashkëpunu me fetë e tjera, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Në anën tjetër, ambasadori i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë që të rinjtë të mos përkulen para ideologjive të dhunshme.

“Për të qenë plotësosht efektiv ne duhet të mos lejojmë radikalistët që të rekrutojnë të tjerët . Ky raport vë në pah që institucionet duhet të punojnë me të rinjtë, që të mos lejojmë që ata të përkulen para këtyre presioneve. Shpresoj që hulumtimi i prezantuar sot do të përdoret”, u shpreh Delaëie.

Në fund u paraqit edhe raporti në të cilin u tha se largimi nga Kosova për në vendet e luftës ka filluar në vitin 2012 ku janë larguar 253 burra, 55 gra dhe 27 fëmijë. Poashtu u tha se ka shumë arsye pse këta persona janë larguar nga Kosova. Disa prej arsyeve janë edhe mungesa e identitetit e stigmatizimi i bërë.