Haradinaj ka mundur t’i shmangej arrestimit! (Video)

09.01.2017 20:32:16

Ramush Haradinaj do mund të evitonte arrestimin e tij të ndodhur në Francë ditë më parë dhe të të pastrohej nga listat e Serbisë të cilat i zbaton INTERPOL.

Mirëpo ai ka treguar neglizhencë në këtë aspekt.

Kështu ka pohuar avokati Tom Gashi, duke shtuar se Haradinaj pas rastit të Sllovenisë, vite më parë do të duhej të bënte trysni në institucionet shtetërore të Kosovës që kjo e fundit të bëjë trysni në Bashkësinë Ndërkombëtare që të pastrohej nga këto flet arreste.