Haradinaj: Kemi ende shumë punë

17.02.2020 12:12:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga deputetë dhe struktura të kësaj partie në shënimin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Prekazi është historia jonë e re por e lavdishme.

Nga Prekazi, ai dërgoi porosinë duke thënë se është arritur shumë, por duhet punuar tutje sepse shtetin e Kosovës e presin shumë punë.

“Edhe sot dhe çdoherë shprehim respekt për flijimin dhe sakrificën e familejs Jashari. […] Jemi këtu në Prekazin e historisë sonë të re por të lavdishme të komandantit legjendar, Adem Jashari do të vazhdoj në Pejë dhe Gllogjan. Porosia e vetme për të gjithë ne à «shtë se kemi arritur shumë, por të ecim përpara më tutje se ende kemi shumë punë”, theksoi Haradinaj.

Prej mëngjesit homazhe në nder të familjes Jashari në këtë 12-vjetor të pavarësisë së Kosovës në Prekaz kanë bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani.