Haradinaj kërkon formimin e një komisioni hetimor për skandalin e mishit të prishur

18.04.2018 15:24:02
Deputeti nga rradhët e Aleancës Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të formohet një komision hetimor parlamentar për hetimin e skandalit të mishit të importuar në Kosovë.

“Kur ka pas debate është nxjerrë një rezolutë, le të krijojmë një komision hetimor parlamentar që do të hetojë pikat doganore, si dhe për mbikëqyrjen e AVUK-ut dhe marketet që shesin mish. T’i ikim tendencës që dikush po tenton me politizu, sepse kemi një kryesues të AVUK-ut që është vënë në atë pozitë nga ish-kryeministri Mustafa, madje kemi edhe deputetë që kanë markete që shesin këtë produkt”, deklaroi Haradinaj, raporton lajmi.net.

“Besojmë që është ma lehtë se me hetu rastin e gylenistave, në fund të seancës të formojmë një komision hetimor dhe t’i japim një afat 30 ditor për sjelljen e monstrave dhe për zbardhjen e kësaj”, përfundoi Haradinaj.

Ndryshe, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është duke u mbajtur debat parlamentar lidhur me skandalin e mishit të prishur të importuat nga Belgjika në Kosovë.