Haradinaj kërkon mbështetjen e Gjermanisë në integrimet euroatlantike të Kosovës

18.12.2018 20:16:31

Haradinaj, ka pritur sot në një takim sekretarin parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Stephan Mayer, të cilin e ka informuar për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në takim me zyrtarin shtetëror gjerman ka theksuar se “Kosova është me fat që në rrugën e saj të shtetndërtimit ka pasur në krah partner si Gjermania dhe ne jemi të përkushtuar që të avancojmë raportet tona bilaterale”.

“Mikun nga Gjermania e informova për të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi, për përmbushjen e të gjitha kritereve nga BE në procesin e liberalizimit të vizave, progresin në sundimin e rendit dhe ligjit, në fushën e ekonomisë dhe në fusha të tjera të rëndësishme për vendin”, ka thënë Haradinaj.

“Agjenda euroatlantike e vendit, mbetet prioritet i Qeverisë dhe në këtë rrugëtim kërkova mbështetjen e shtetit gjerman”, ka thënë ai. 