Haradinaj kërkon nga Prokuroria, Policia dhe AKI-ja t’i hetojnë vrasjet politike

23.11.2017 19:02:59

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar hetimin e të gjitha vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës.

Haradinaj ka publikuar kërkesën ku kërkon nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës dhe AKI-ja që të hetojë vrasjet e para dhe pas luftës, transmeton lajmi.net.

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, kam kërkuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës dhe Agjencioni Kosovar i Inteligjencës, që në kuadër të mandatit të tyre, të angazhojnë të gjithë mekanizmat për ndriçimin e plotë të vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës, përmes kërkesës më poshtë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Vrasjet politike e kishin prekur më së shumti Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ishin vrarë disa aktivist politik.

Vrasjet janë kërkuar të zbardhen nga familjarët, por deri më tani nuk ka ndodhur.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kishte premtuar se do të kërkonte hetim, por sa ushtronte detyrën e shefit të Qeverisë nuk e bëri asnjëherë./Lajmi.net/