Haradinaj kujton 19 vjetorin e masakrës së Rezallës

05.04.2018 09:52:23

Haradinaj, ka përkujtuar sot të rënët e fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt, në 19 vjetorin e masakrës.

Haradinaj, tha se masakra në Rezallë, por edhe rënia heroike e dëshmorëve të Kosovës janë dëshmi e përpjekjes për liri dhe pavarësi.

“Kujtojmë sot 98 martirët e Rezallës, të cilët u vranë dhe u masakruan 19 vjet më parë. Me krenari përulemi për të gjithë të rënët, të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës. Amaneti i tyre do të jetoj përherë dhe do të jetë udhërrëfyes i punës tonë në ndërtimin e shtetit dhe të ardhmen e Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova nuk ka dilemë për të ardhmen e saj. Kosova do të jetë anëtare e NATO-së, BE-së dhe pjesë e të gjitha integrimeve të tjera euroatlantike, si e vetmja adresë e Kosovës.