Haradinaj kujton ditën e batalionit “Gardist”

24.05.2018 14:42:07

Haradinaj, bëri homazhe në Gllogjan dhe Kodrali të Deçanit, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit “Gardist” dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit.

Haradinaj tha se sot kujtohen të rënët për liri në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, të Batalionit Gardist të atëhershëm dhe gjithë bashkëluftëtarët që kanë rënë për liri.

“Batalioni Gardist ishte një prej njësive që ka kryer punë shumë të vështira në kohë të luftës, por edhe kujdesin ndaj të plagosurve”, tha Haradinaj.

Ai kujtoi se operacioni kur ranë këta dëshmorë, ishte operacioni më i vështirë, më i mundimshëm, për të bartur të plagosur nga zonat e luftës drejt Shqipërisë, përmes një terreni bjeshkë dhe kushteve atmosferike të vështira dhe në pritë të armikut.