Haradinaj: Kush tenton t’ia merr lirinë Kosovës do të përballet me luftën

04.03.2017 14:16:06

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar para protestuesve se kush tenton t’ia merr lirinë Kosovës do të përballet sikurse në vitin 1998-1999. Kurse, Qeveria, sipas tij, e ka rastin ta ndalë dialogun, të mos e miratojë demarkacionin sepse do të përballen me kundërshtimin deri në frymën e fundit.

Ai tha se kjo pjesëmarrje po e dëshmon se Ramushi nuk është vet.

Ai ka kërkuar nga qeveritarët e Kosovës që këto t’ia thonë liderëve të shtetit fqinj.

Ka kërkuar nga ata që ta ndalin dialogun me Beogradin, që deputetët të mos e ratifikojnë demarkacionin dhe që Kosova të bëhet me ushtri të sajën, njofton Klan Kosova.

“Kemi pasur fatin e madh të kemi burra të mëndhenj në këtë vend. Por pas shumë përpjekeve, pas shumë sfidave, mbetjet e Millosheviqit në Serbi asnjëherë nuk u ndalën të luftojnë kundër. Por ata duhet ta mbajnë në mend se ne nuk jemi ata të shekullit XIX, se jemi komb i madh dhe lirinë nuk ja falim askujt.

Sot i cojmë mesazh edhe qeveritarëve që të marrin veprime në favor të Kosovës. Që t’i thonë jo dialogut me Serbinë përderisa ajo con në gjykata luftëtarët tonë. Që t’i thonë jo demarkacionit, sepse ne nuk jemi të gatshëm t’i japim territor askujt.

Që t’ia bëjnë me dije Beogradit se e ka humbur Kosovën. Që t’i thonë stop padrejtësive etnike. Ne jemi për drejtësi, për Gjykatë Speciale, në rast se serbët përgjigjen për krimet që i kanë kryer në Kosovë. Që ta bëjnë Kosovën me ushtri. Me prezencë sot po tregohet se ky vend ka zot”, tha Haradinaj.