Haradinaj lajmëroi Zvicrën, nuk e dinte për autoritetet franceze në Bazel

12.01.2017 18:03:24

Para se të udhëtonte për në Zvicër, Ramush Haradinaj kishte lajmëruar autoritetet nëpërmjet ambasadës zvicerane

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini. Por ai ka shtuar se Haradinaj nuk ishte në dijeni se në aeroportin e Bazelit, aty ku u ndalua, kanë hise edhe autoritetet franceze.

“Autoritetet zvicerane kanë qenë të lajmëruara dhe është çështje tjetër që aeroporti në Bazel është i ndarë edhe në pjesën franceze, aty ku është ndaluar Haradinaj”, ka deklaruar Gjini, në RTK, transmeton lajmi.net

Ai ka shtuar se Haradinaj i lajmëron të gjitha vendet ku udhëton, nëpërmjet ambasadave, qoftë edhe në Shqipëri, Maqedoni, apo kudo qoftë.

“Kjo bëhet për shkak të korrektësisë dhe sigurisë”, është shprehur ai.