Haradinaj: Lirimi i Sylejman Selimit do të ishte rifillim i besimit në drejtësi

20.06.2017 21:01:18

Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga AAK-ja, me anë të një postimi në facebook ka kërkuar drejtësi për Sylejman Selimin me shokë.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që drejtësia të bie në vend, duke thënë se një vendim i tillë do të ishte rifillim i besimit në drejtësi.

“Pasë disa vjetësh, ka ardhë koha që drejtësia ndërkombëtare ta thotë fjalën e vet dhe t’i lë të lirë Sylën dhe shokët e tij. Një vendim i tillë do të ishte një rifillim i besimit në Drejtësi.”, ka shkruar në facebook Haradinaj.

Kujtojmë se verdikti final për rastin Drenica I do të merret në korrik.