Haradinaj me gazetarët ndërkombëtarë flet për rrugën euro-atlantike të Kosovës

26.06.2018 12:52:12
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar disa gazetarë të meidave botërore që përcjellin punën e OKB-së dhe zhvillimet globale.

Haradinaj në këtë takim ka thënë se gazetarët i ka njoftuar me zhvillimet politike në vend dhe rrugën euro-atlantike.

“Në një bashkëbisedim të hapur me gazetarët e mediave prestigjioze ndërkombëtare në Neë York, që përcjellin punën e OKB-së dhe zhvillimet globale, zbërtheva rrethanat politike në vend dhe rrugën tonë të pashmangshme euro-atlantike. Fokus i Qeverisë së Kosovës është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit dhe ekonomisë prosperuese”, ka shkruar Haradinaj.