Haradinaj me mbledhjen e këshillit të sigurisë

31.03.2018 10:37:36

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur për sot prej orës 11:30 mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Kjo mbledhje vjen pas një jave me zhvillime të rëndësishme, duke përfshirë këtu arrestimin e Marko Gjuriq, si dhe arrestimin e shtetasve turq.

Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.