Haradinaj merr ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të Trumpit

27.12.2016 14:03:08

Ftesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump ka marrë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.

“Haradinaj ka marrë ftesë zyrtare nga zyra e Shtëpisë së Bardhë, mirëpo ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Unë besoj se do të jetë i pranishëm”, ka thënë Nitaj për lajmi.net.

Donald Trump është presidenti i 45-të i SHBA-ve. Ceremonia e inaugurimit të tij do të mbahet më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë.