Haradinaj merr mbështetje nga presidenti i Islandës për anëtarësim në INTERPOL

26.09.2018 19:33:45

Në kuadër të “Bloomberg Business Forum” që po zhvillohet në New York, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me presidentin e Islandës, Gudni Johannesson.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka marrë premtimin për mbështetje nga presidenti Johannesson për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Postimi i Haradinajt:

“Me presidentin e Islandës Jóhannesson patëm një bashkëbisedim të frytshëm në kuadër të Bloomberg Business Forum në New York. Krahas dakordimit për thellimin e bashkëpunimit bilateral, Presidenti Jóhannesson premtoi se do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/