Haradinaj mirëpret Metën në Prishtinë, flasin rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon

21.07.2019 20:53:52

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes nga posti i Kryeministrit të vendit, në Prishtinë ka mirëpritur presidentin shqiptar, Ilir Meta dhe vajzën e tij, Borën.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj ka shkruar se me Presidentin shqiptar ka këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në një postim të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook.

Ndryshe, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale, për arsyen e vetme, të intervistohet si qytetar i thjeshtë, e jo si kryeministër i Kosovës.