Haradinaj: Ndihma e zjarrfikësve nuk shkon pa u vërejtur

31.12.2018 16:26:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në prag të ndërrimit të moteve, vizitoi zjarrfikësit e Kosovës, për t’iu shprehur atyre mirënjohje për punën e tyre.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se ka shkuar sot atje për  t’ua shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe gjithë Kosovës, për punën  e tyre, që janë roje për të gjitha ato shqetësime që mund t’i kenë qytetarët, si fatkeqësitë, zjarret, e probleme të natyrave tjera, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

“Meqënëse jemi në ndërrim të moteve, e di që ju do të punoni sonte, por ju lus po ashtu që ta bëni maksimumin në këto kushte që i keni, që t’iu dilni zot qytetarëve kur ata kanë nevojë për prezencën e juaj”, shtoi kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se ndihma e tyre nuk do të shkojë pa u vërejtur dhe se ato që janë biseduar në të kaluarën do t’i trajtojnë seriozisht.

Drejtori i Brigadës së Zjarrfikësve, Latif Zeka, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e Qeverisë ndaj tyre, duke u shprehur mirënjohës për angazhimin e kryeministrit Haradinaj.

Ndërkaq, Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, tha se e falënderon kryeministrin Haradinaj për qasjen dhe përkrahjen që ia ka dhënë zjarrfikësve duke u shprehur të kënaqur për trajtimin që po ua bën kryeministri