Haradinaj në Ferizaj: Lista AAK-PSD garanton Kosovën në kufijtë ekzistues

15.09.2019 21:23:51

Në Koshare të Ferizajt, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim me banorët e kësaj ane.

Ai ka thënë se lista me kandidatët për deputetë  e AAK-së dhe PSD-së, është listë e njerëzve që garanton Kosovën në kufijtë ekzistues.

“Kur kom folë për Kosovën si shpinë tonë, si shpija që duhet me pasë pragun e sigurt, pra kufinin, kom thanë që Lista 100%, ku jom unë, ku osht Xhaviti, ku osht Hatixhja, ku osht Hoxha, ku osht Labi, osht listë e njerëzve të shpisë dhe këta njerëz të shpisë e garantojnë shpinë dhe e garantojnë edhe pragun e sigurt, kufinin e sigurt”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se e vlerëson maksimalisht Ferizajn.

“Asnjë projekt nuk ia kam kthyer Ferizajit. Të gjitha projekteve u kam thënë Po”, ka thënë tutje Haradinaj.