Haradinaj në Rahovec: Puna për Smajl Latifin fillon të hënën

17.11.2017 23:08:28

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka qëndruar sonte në Rahovec, ku ka kërkuar nga qytetarët e këtij vendi mbështetje për Smajl Latifin. Haradinaj në një status në Facebook ka thënë se puna për Latifin fillon të hënën dhe, sipas tij, ai do të jetë adresë për zgjidhjen e problemeve.

 

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Të dashur qytetarë të Rahovecit, ju rini e mrekullushme e kësaj komune, pas një kohe të gjatë po ju rikthehet njeriu me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, andaj më lejoni t’ju falënderoj për këtë mbështetje dhe poashtu dua t’ju siguroj se do të jem gjithmonë në përkrahje tuajen.

Puna për Smajl Latifin fillon të hënen dhe ai do të jetë adresë për zgjidhjen e problemeve tuaja. DH

haaa_1510953848-4651783 23754891-1007996762674234-5971570546063232934-n_1510953730-4768595