Haradinaj: Nëna Nurije djemtë i rriti jo për vete, por për atdhe

22.03.2019 16:10:23

Sot në Junik është varrosur Nurije Hoxha, nëna e heroit të kombit Edmond Hoxha.

Ajo ka vdekur dje në moshën 90 vjeçare.

Në varrimin e nënës së heroit ka marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nëna Nurije djemtë e saj Edmondin dhe Xhavitin i rriti jo për vete por për atdhe.

Postimi i Haradinajt në profilin e tij në Facebook:

Nëna Nurije është shembulli më i mirë i një nëne shqiptare, që ka rritur djemtë e saj, Heroin e Kombit, Edmond Hoxha, dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Xhavitin, jo për vete, por për atdhe. Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke, nënë e të gjithë luftëtarëve dhe atyre që janë përpjekë për liri.