Haradinaj: Nëse s’i besojmë vetes, as të tjerët nuk na besojnë

27.12.2016 22:15:50

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur vitin 2016 të suksesshëm për subjektin politik që drejton.

Në një takim me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në Prizren, Haradinaj ka thënë: “Nëse vazhdojmë më tutje të mos i besojmë vetes, askush nuk do të na besoj neve. Ka ardhur koha që partia politike të jetë hallka kryesore që të vendos se si të duken institucionet në të ardhmen”.

Ndërkaq kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, ka thënë se këtë vit që po e lëmë pas kanë punuar mjaft. “Kemi bërë riorganizimin e degës, por edhe kemi shtrirë nëndegët dhe radhët e AAK-së në të gjithë komunën e Prizrenit”, është shprehur Kabashi.

Në këtë takim radhëve të AAK-së iu bashkëngjitën edhe 50 anëtarë të rinj.