Haradinaj: Nesër ose pasnesër seanca për demarkacionin

20.02.2018 10:24:04

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka gjasa që nesër ose pasnesër mund të thirret seanca për demarkacionin.

“Rreth orës 4 do t’i ja kthejmë Kuvendit që nesër jemi të gatshëm për dhe me siguri seanca do të ftohet ose nesër ose pasnesër. Pasnesër gjithqysh se nuk kemi mundësi me prit më shumë, por gjasa më të vogla ka që nesër”, tha kryeministri në një konferencë për media.