Haradinaj nga Haga në Francë, kjo ishte ecuria e gjithë procesit (Video)

27.04.2017 13:39:54

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot pritet të kthehet në Kosovë, pas vendimit që ka marrë Gjykata në Colmar të Francës për lirimin e tij.

Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti.

Tema e Orës së Fundit, e Klan Kosova-s mbrëmë i është kushtuar arrestimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që lideri i AAK-së arrestohet.

Ndaj tij u zhvilluan dy procese gjyqësore në Hagë, më pas ishte ndalur edhe në Slloveni e tani në Basel.