Haradinaj njofton për fillimin e punës së ekipit menaxhues për Asociacionin

11.04.2018 15:15:03

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar për Mekanizmin Punues për themelimin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj ka thënë se hartimi i statutit të Asociacionit duhet të bëhet në kuadër të ligjeve të Kosovës dhe aprovimin e statutit e vendos Gjykata Kushtetuese.

Tutje, ai ka thënë se ekipi menaxhues e nisë punën tash dhe raporton çdo muaj.

Kujtojmë se BE-ja i ka dhënë Kosovës katër muaj afat që të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo marrëveshje është nënshkuar në gusht të vitit 2015.  Edhe BE-ja ka thënë se Asociacioni duhet të formohet në bazë të ligjeve të Kosovës.