Haradinaj: Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

11.02.2017 15:33:51
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  është shprehur se gjatë luftës ka respektuar ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.
Haradinaj në një postim në facebook ka thënë se nga aktakuzat më monstruoze të prodhuara nga Serbia si vrasëse e popullit të Kosovës, ka dëshmuar pafajësinë edhe në instancat e drejtësisë ndërkombëtare.

Haradinaj i cili është duke u mbajtur në Farancë, është shprehur se shpejt do të kthehet në Kosovë për të punuar për vendin, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.

Këtij verdikti i është bindur krejt Bota!

Të vetmit që vazhdojnë të meren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht!

Shpejt do t’i kthehm punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi!

RH