Haradinaj: Nuk shkeli mbi lirinë e popullit tim

21.01.2017 16:16:46

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar qytetarëve nga paraburgimi në Francë.

“Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, përkitazi me protestën e sotme. “Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe ekzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh. Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim”.

Haradinaj është arrestuar me 4 janar nga autoritetet franceze, bazuar në një fletarrest të vitit 2004 të Serbisë.