Haradinaj: Para miratimit të ligjit që jep benificione, kishte veteranë që u vinte turp të ishin të tillë (Video)

20.09.2018 22:28:45

Nasim Haradinaj nga OVL UÇK ka thënë se deri në miratimin e ligjit që u jepte benificionëve veteranëve të luftës, kishte pjesëtarë të OVL UÇK që u vinte turp të ishin anëtarë të tyre.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se shoqata është zgjeruar shumë pas miratimit të ligjit.

“Ne kemi veteranë që e ka ndie për turp te jetë i tillë, por pastaj ka bërë kërkesë për të marrë pagesën”.

Haradinaj tha dihet botërisht për ato që ka ndodhur me rastin e miratimit të ligjit.

“Sikur të ishim aq veteranë do të ishte ndryshe situata”, tha ai përcjell Telegrafi.

Duke folur për veteranët që kanë hequr dorë nga benificionit, Haradinaj ka thënë se ka veteranë edhe në Dukagjin që e kanë kallë kartën e anëtarësisë, por e kanë pasur një kopje tjetër.

“E kanë kallur duplikatin, sepse e ka pasur kartën tjetër të anëtarësisë”, deklaroi më tej Nasim Haradinaj nga OVL UÇK.