Haradinaj: Për BE-në Kosova është ende çështje e hapur

31.01.2018 22:26:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë me gazetarin e famshëm Tim Sebastian, ka thënë se pavarësisht problemeve me Demarkacionin, Kosova mban ende lidhje të forta me Malin e Zi.

“Ne jemi në komunikim të mirë me Malin e Zi . Për fat të keq, demarkacioni lidhet me liberalizim të vizave”.

Haradinaj ka hedhur akuza edhe ndaj shteteve europiane.

“Ne po presim që edhe pesë vendet e mbetura të BE-së ta njohin Kosovën. Sfidat tona po grumbullohen, ndërsa flamuri i Kosovës nuk është në Bruksel. Ky është një realitet”.

“Marrëdhëniet me BE-në datojnë qysh herët. Ata nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur Kosovës. Të gjitha shtetet e BE-së duhet të veprojnë njëzëri për Kosovën”.

“Lufta në Kosovë ka përfunduar në vitin 1999, ndërsa ne ende jemi lënë si çështje e hapur edhe nga BE edhe nga europianët”, u shpreh Haradinaj.