Haradinaj pi çaj me llapjanët, thotë se në Podujevë ndihet si në shtëpi

16.09.2019 18:42:52

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka vazhduar takimet me qytetarë në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Ai gjatë ditës së sotme është takuar me qytetarë të Llapit, me të cilët ka pirë çaj.

“Sipas traditës një çaj me qytetarët e Llapit. Në Podujevë gjithmonë ndihem si në shtëpi, ku njoha njerëz trima të kësaj ane, të cilët ishin të vendosur për komb e atdhe, duke dhënë sakrifica të mëdha, si para ashtu edhe gjatë luftës”, shkruan Haradinaj në llogarinë e tij personale në Facebook.