Haradinaj pret shefin ri të zyrës së Belgjikës në Kosovë

24.10.2016 13:53:37

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim njoftues me shefin e ri të zyrës së Mbretërsisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim u fol për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, integrimet evropiane dhe rolin e AAK-së në kuadër të tyre.

“Duke e uruar z. Louis Servais për detyrën e re në krye të zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, vlerësova lart mbështetjen e deritashme të Belgjikës për Kosovën në shumë fusha, si dhe domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në procesin e integrimeve evro-atlantike”, ka shkruar përmes profilit të tij në facebook, Ramush Haradinaj.