Haradinaj: Punët e Kosovës do t’i kryej pa e pyetur Erdoganin (Video)

04.04.2018 22:51:19

Haradinaj, duke folur për deportimin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se Kosova do t’i ruaj marrëdhëniet me Turqinë, parasegjithash.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka përsëritur se Turqia e ka njohur Kosovën, njëra prej shteteve të para, ka qenë përkrahëse në planin ndërkombëtarë, dhe Kosova ka interes t’i ruaj këto marrëdhënie me Turqinë.

Por, Haradinaj e konsideron të pa pranueshme ndërhyrjen e presidentit të Turqisë, Tayp Erdogan, në punët e brendshme të Kosovës.

“Nuk i nënshtrohem ndonjë diktati të ndonjë burrështetasi të huaj, por për punë të brendshme të Kosovës, në këtë rast të presidentit Erdogan, për mua është e pa pranueshme”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se si kryeministër punët e Kosovës do t’i kryej pa e pyetur Erdoganin.

“Unë jam shqiptar, jam në atdheun tim, në tokën time, unë e respektoj Turqinë, nuk jam përzier në asnjë punë të brendshme të tyre… dhe punët e Kosovës do t’i kryej pa e pyetur Erdoganin.