Haradinaj: Qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin tonë

13.06.2019 09:23:52

Në ditën e çlirimit të Komunës së Suharekës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të kujtohet e kaluara e lavdishme dhe të motivohet për të punuar edhe më shumë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Haradinaj ka theksuar se qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin.

Dhe se duhet përulur me respekt para heroizmit të dëshmorëve, flijimit të martirëve, kontributit të luftëtarëve të UÇK-së, sakrificës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, duke shtuar se duhet një falënderim i veçantë për aleatët nga Aleanca Veriatlantike.