Haradinaj: Sefaj e Gashi s’e kanë besimin tim, prandaj i shkarkova

31.03.2018 12:25:44

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë pas mbledhjes së Këshillin e Sigurisë së Kosovës, se nuk ka qenë i informuar për arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq.

Haradinaj u shpreh i bindur se s’guxon askush të marrë vendime individual në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit tha drejtori i AKI-së, Driton Gashi dhe ministri i Punëve të Brendshme kanë qenë të informuar për aksionin e së enjtes, që për të cilën nuk është njoftuar edhe ai.

Madje ai tha se Sefaj ka pas informacion prej të premtes së javës së kaluar.

“Ata s’e kanë besuar me më informuar mua. Për këtë e kërkova lirimin e tyre. Por Flamur Sefaj e ka pasë shkresën që nga dita e premte e javës së kaluar që shtetasit turq do të arrestoheshin”, tha Haradinaj, duke iu referuar që e ka pasur nga AKI-ja.

Haradinaj beson se edhe Presidenti do të pranojë shkarkimin e Shefit të AKI-së.

“Për këtë situatë presidenti do ta jap edhe ai mendimin e vet. Jam i bindur se presidenti besoj që kështu do ta përmbyllë këtë punë. Emërimi do të bëhet i përbashkët”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit Haradinaj tha se sot kanë vendosur të kërkojnë hetim nga të gjitha mekanizmat në bazë të kompetencave që ka.

Ai tha se ka informuar dhe kërkuar një hetim dhe sqarim të ndalimit revokimit dhe deportimit të fshehtë të gjashtë shtetasve turq.

Por sipas Haradinajt siguria në vend është e qetë dhe stabile. Ai tha se ka kërkuar që asnjëherë më mos të përsëritet një situatë e tillë pa lejen e vendimmarrësve.

Të premten krerët e shtetit u mblodhën në një restorant në periferi të Prishtinës. Takimi i pari e lëshoi presidenti Hashim Thaçi. Ai nuk ishte i gatshëm të flas për media.

Pas takimit kreu i Kuvendit Kadri Veseli tha se deportimi i 6 shtetasve turq ishte gabim. Sipas tij, nuk do të ndodhin kurrë gjëra të tilla në shtetin e Kosovës.

As Begjet Pacolli e Agim Bahtiri që ishin në takim nuk folën për media kur u pyetën a do të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj, pas shkarkimit të ministrit Flamur Sefaj që vije nga AKR.