Haradinaj shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës

30.05.2017 22:22:59

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj sonte ka shtruar iftar për zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për rolin e BIK-ut për Kosovën, transmeton lajmi.net

“Paraprakisht bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale dhe pozicionin, rolin dhe rëndësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha etapat që kaloi vendi dhe populli ynë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtetndërtimit. Për këtë unë ua përcjellë mirënjohjen dhe falënderimet e mia”, ka shkruar në facebook Haradinaj.

“Do të punojmë së bashku në avancimin e vlerave të përbashkëta edhe kulturore edhe fetare dhe njëkohësisht ta ruajmë dhe kultivojmë islamin tradicional. Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, është shprehur lideri i AAK-së.