Haradinaj – Sveçlës: Kur janë dënuar komandantët e UÇK-së dikush është gëzuar

03.10.2017 15:23:32

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, kërkoi që të shkarkohet ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, nga ky post dhe të dërgohet në prokurori rasti i tij. Ai tha se drejtësia nuk është e barabartë për shqiptarët dhe serbët, “sepse shqiptarët janë dënuar pa prova” duke përmendur vëllezërit Kiçina, Sylejman Selimin e Sami Lushtakun. Për këtë deklaratë të Sveçlës ka reaguar Haradinaj, i cili tha se “kur janë dënuar komandantët e UÇK-së dikush është gëzuar”.

Deklarata e deputetit të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, i cili tha se drejtësia nuk ka qenë e barabartë për shqiptarët dhe serbët, pasi, sipas tij, shqiptarët janë dënuar pa prova, ka shtyrë kryeministrin Haradinaj të reagojë, duke thënë se “kur janë dënuar komandantët e UÇK-së, dikush është gëzuar”.

“Motivi që i shtyn disa me mbrojtë të drejtën e viktimës, është me siguri i ndershëm, por nuk besoj që të gjithë janë me i mbrojtë viktimat, sepse kur janë dënuar komandantët jeni gëzuar, keni festuar edhe e di që jeni gëzuar”, i tha Haradinaj Sveçlës.